Flash

Mbrojtësi i Bazelit, Naser Aliji lë Zvicrën për Shqipërine

Lapsi.al 19 December 2014
Mbrojtësi i Bazelit, Naser Aliji lë Zvicrën për

Mbrojtësi shqiptar, Naser Aliji duket se ka vendosur t’i kthej shpinën Zvicrës dhe t’i bashkohet Kombëtares shqiptare, raporton tabloidi zviceran Blick. 20 vjecari, që është pjesë e ekipit të parë të Baselit që prej vitit 2013, ka qenë pjesë e rregullt e përfaqësueses U-20 zvicerane, por tani ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Gianni de Biasi. Futbollisti, që është një produkt i akademisë së Baselit, ka lindur në Shkup me prindër shqiptarë dhe sipas zviceranëve Aliji, i ndikuar dhe nga Taulant Xhaka, Shkëlzen Gashi dhe Arlind Ajeti ka vendosur të veshë fanellën e kombëtares shqiptare. Aliji aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes, pozicion që përgjithësisht në kombëtare mbulohet nga Ansi Agolli dhe me afrimin e tij trajneri De Biasi mund të ketë më shumë alternativa për këtë rol. Me Baselin, 20 vjecari është aktivizuar në total në 12 ndeshje, teksa ka mundur të shënojë dhe një gol. Në vitet 2011 dhe 2013 ai është vlerësuar si zbulimi i sezonit nga akademia e Baselit, klub me të cilin ka fituar dhe titullin kampion në Zvicër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI