Flash

Editorial i "Le monde": Pse Obama e fali Fidel Kastron

Lapsi.al 18 December 2014
Editorial i "Le monde": Pse Obama e fali Fidel Kastron

Ashtu sikurse udhëtimi i Ricard Niksonit në Kinën komuniste në 1972, apo si nënshkrimi i paqes në Kamp Deivit mes palestinezëve dhe Egjiptit në 1978, për Xhimi Karterin, Kuba do të jetë e lidhur përjetësisht me Barak Obamën. Vendimi i presidentit amerikan të mërkurën në 17 dhjetor nga zyra ovale e Shtëpisë së Bardhë, për të rivendosur marëdhëniet me ishullin e Fidel Kastros, pas më shumë se gjysëm shekulli ngrirjeje, është një akt largëpamës, i guximshëm dhe historik.

Largpamës sepse sikurse tha vetë presidenti amerikan ‘nuk mund të ndiqet e njëjta politikë për më shumë se pesë dhjetvjecarë dhe të shpresosh të kesh rrezultate të ndryshme”. Strategjia e pandryshueshme e amerikanëve ndaj Kubës, në një kohë që bota po transformohej ishte gjithnjë e më shumë kundërproduktive. Fidel Kastro që ia kaloi frenat e pushtetit vëllait të tij Raulit në 2008-ën, i ka mbijetuar 11 presidentëve amerikanë rradhazi. Embargoja amerikane që kubanët e quajnë “Blocus”, jo vetëm që penalizoi popullsinë, por i dha mundësinë pushtetit komunist të bënte rolin e viktimës përballë imperializmit yankee që u shfrytëzua më së miri nga ideologjia e tij.

Largpamës gjithashtu sepse planetet sot janë rreshtuar për një ndryshim gjërash. Fundosja e ekonomisë kubaneze pas rënies së BRSS që e mbante në krahë, e shty rregjimin të ndërmerrte reformat ë zbehta. Më pas Venezuela e Hugo Chavezit, e pasur me naftë, iu gjend në ndihmë ishullit. Por më pas edhe Venezuela u kaplua nga një krizë të fortë dhe tashmë hapja ekonomike e Kubës është pothuajse e detyruar. Prandaj hapat drejt hapjes tregëtare dhe financiare të presidentit Obama vijnë në një moment kyc për të ndihmuar sipërmarrësit e rij kubanezë dhe sektorin privat.

Vendimi i presidentit amerikan është i guximshëm. Në fakt nëse ai duket mëse i logjikshëm për europianët, ai përbënte një bast të rrezikshëm përtej atlantikut. Lobi tejet i fuqishëm konservator kubanezo-amerikan, që ushqehet ende me urrejtjen e një gjenerate të shkatërruar nga rrevolucioni kastrist, i ka bindur një sërë presidentësh amerikanë ta linin mënjëanë këtë dosje. Edhe vetë Obama që u angazhua që më 2008 për një hapje me Kubën priti gjashtë vite për ta bërë këtë. Por më në fund ai zgjodhi politikën e kapërcimit të madh, përpara hapave të vegjël, dhe ai ka të drejtë. Natyrisht ai ndihmohet për këtë nga fakti se gjenerata e re e emigrantëve kubanë, kanë lindur pas rrevolucionit të 1959 dhe ata janë shumë më pak të ndikuar ideologjikisht nga paraardhësit e tyre dhe më të hapur për tu afruar me vendin e tyre të origjinës. Por përsëri preidentit Obama i mbetet një betejë e vështirë në kongres për të hequr embargon.

Në përfundim nisma e Shtëpisë së Bardhë është historike, sepse ajo i jep fund strategjisë të ndryshimit të regjimit, në favor të një taktike më të butë, asaj të ndihmesës për shoqërinë civile dhe forcave ndryshuese në gjirin e popullsisë. Kjo lloj politike që e ka provuar veten nën të tjera regjime komuniste, do të mundësohet përmes ndërmarrjeve amerikane të teknologjisë dhe informimit, që sipas marrveshjes së Obamës me Raul Kastron, do instalohen në Kubë.

Duke humbur kështu armikun e vet më të mirë, regjimi kuban do të kuptojë, se interneti dhe Western Union janë armë shumë më të fuqishme se të gjitha embargot mbi tokë.

(*editorial i le monde qe mban daten e premte 19 dhjetor. Pergatiti Lapsi.al, titulli i redaksise)

Të këshilluara

Çfarë po fsheh Ilir Meta

Mbas kaq kohësh u ktheva për një raund debati dhe analizë politike tek emisioni i kolegut Sokol Balla. Emision luksoz, televizion luksoz,...

10:22

Miti qesharak i 8 dhjetorit

Ajo që ka ndodhur në 8 dhjetorin e një çerek shekulli më parë, po i nënshtrohet për vite me rradhë një ...

14:11

Bleona na zhvesh të gjithëve

Ilir Shaqiri dikur përmes këngës ia përkujtonte perëndimit se jemi Evropë dhe ia kërkonte kthimin e borxhit, apo lirin&eum...

11:55

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI