Flash

Rrëfen kosovari: Si e binda Ronaldon të bënte shqiponjën

Lapsi.al 15 December 2014
Rrëfen kosovari: Si e binda Ronaldon të bënte shqiponjën

Shenja e shqiponjës është pak të thuash se duket si një lloj trendi, më së shumti mes sportistëve shqiptarë, qofshin këta që sot përfaqësojnë ngjyrat kuqezi, apo jo. Por shihet se kjo lloj “sëmundjeje” ka zënë edhe njërin nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror në dy dekadat e fundit. Bëhet fjalë për Ronaldo Luis Nazario de Lima, i njohur shkurt me emrin Ronaldo. Braziliani, tashmë i tërhequr nga futbolli i luajtur, ka bërë pak ditë më parë shenjën e shqiponjës, duke u solidarizuar me komunitetin shqiptar në mbarë botën. I gjendur në një pub në Londër, ai ka pranuar që të fotografohet nga menaxheri i këtij bari, i cili më pas e ka risjellë këtë gjë ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Shqiptari nga Kosova Maks Isufi është menaxher te një nga lokalet më të mira dhe të njohura për jetën e natës në Londër, “Whiskey Mist”, aty ku natyrisht të takohesh me VIP nga bota e futbollit, muzikës apo kinematografisë, duket se është një gjë krejt normale. Të dielën e shkuar aty ka qenë pikërisht Ronaldo, i cili ka kaluar disa orë nën shoqërinë e miqve të tij. Dhe natyrisht, Maks Isufi nuk kishte sesi të humbiste këtë rast, duke i folur brazilianit. Isufi i tregon se është nga Kosova, duke i kërkuar që të bëjë një fotografi me Ronaldon.

“Ishte diçka befasuese që na vizitoi Ronaldo në lokalin ku punoj. Nuk durova dhe i kërkova të bëja foto me shqiponjën dykrenare” - thotë kosovari.

Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje është fakti se vetë Ronaldo i ka pohuar menaxherit të lokalit se kishte mjaft informacion për Kosovën. “Ai më tha se kishte qenë në Prishtinë si ambasador i UNICEF-it dhe se i do shumë shqiptarët si popull. Më tregoi se ishte pritur jashtëzakonisht mirë atje dhe kjo gjë i kishte lënë goxha mbresa. E pyeta më pas nëse e dinte sesi festonin shqiptarët në fushën e lojës dhe u çudita që ai bëri shenjën e shqiponjës. Realisht, u besova shumë, pasi nuk e prisja që Ronaldo të dinte atë gjë. Normalisht, një personalitet i madh”- tha ai.

Të këshilluara

Inzaghi: Jam krenar për këtë Milan

Trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi, është shprehur se ndihet krenar për skuadrën e tij pas fitores së fundit kundër Napolit. Ai t...

10:13

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI