Flash

Prezantuesja hot që ka marrë zemrën e Bekim Balajt (foto)

Lapsi.al 14 December 2014
Prezantuesja hot që ka marrë zemrën e Bekim Balajt (foto)

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj po jeton këta dy muaj një histori të nxehtë dashurie. Balaj është njohur dhe ka krijuar prej pak kohësh një lidhje me prezantuesen Einxhi Shkira. Bukuroshja është moderatore në kanalin e ri muzikor "MAD", mirëpo këto ditë ka munguar në punë. Ajo është nisur për pushime në Xhamajka bashkë me futbollistin biond. Burime pranë çiftit bëjnë me dije se ata tashmë janë zyrtarisht në një lidhje dhe kanë udhëtuar bashkë. Sipas portalit albeu.com, dy të rinjtë, të bukur e të famshëm, kanë zgjedhur të pushojnë në vende të nxehta përgjatë ditëve të ftohta të dhjetorit. Ata ndodhen aktualisht në Xhamajka, duke shijuar rrezet e nxehta të diellit dhe dashurinë e njëri-tjetrit. Einxhi është një ndër moderatoret e emisioneve që transmetohen në kanalin muzikor, i cili ka zgjedhur si imazh një grup të rinjsh. Sakaq, edhe futbollisti shkodran Balaj është në momentet më të mira të karrierës së tij. Megjithëse kanë pak kohë të lidhur, Bekimi dhe Einxhi janë, pa dyshim, ndër çiftet më tërheqës të showbiz-it shqiptar.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI