Flash

Serbët e pranojnë: Për Shqipërinë mund të na përjashtonin

Lapsi.al 12 December 2014
Serbët e pranojnë: Për Shqipërinë mund të na

Tomislav Karadzic, kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, e ka pranuar se pas ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, kishte pritur që UEFA ta përjashtonte nga eliminatoret për Euro 2016. Kryetari i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karadzic, ka pranuar në një intervistë të dhënë për gazetën “Blic” se kishte menduar se Serbia do të përjashtohej për shkak të asaj që ndodhi në ndeshjen me Shqipërinë. Sipas numrit 1 të futbollit serb, situata ishte shumë e rënduar, aq sa edhe presidenti i FIFA-s, Sep Blater, e kishte telefonuar në momentin pasi skuadrat u larguan nga fusha e lojës për të mësuar se çfarë po ndodhte dhe si huligani Ivan Bogdanov kishtehyrë në fushë.

“Para ndeshjes, ne kishim një komunikim normal dhe të qetë me presidentin e Federatës Shqiptare, ai është një biznesmen, importon mallra nga Serbia. Por gjithçka tjetër ishte e çuditshme rreth mbërritjes së tyre këtu, pasi ne nuk dinim asnjë detaj. Ndaj ne u treguam të kujdesshëm, pasi nuk e dinim se si mund të rridhnin ngjarjet.” ka deklaruar ai.

“Në kontrolluam shitjen e biletave. Në veri ua dhamë shkollave dhe klubeve, ndërsa në jug, disa prej grupimeve të tifozerisë sonë. Nëse do të kishim nxjerrë në shitje të lirë të gjitha biletat dhe ato të kishin përfunduar në duart e ‘atyre në lindje’, do të kishte ndodhur një gjakderdhje” - shtoi Karadzic. Ndonëse ai nuk flet direkt për vendimin e Komisionit të Disiplinës së UEFA-s, duket qartësisht se mendon që Serbia ka marrë shumë më tepër sesa meritonte dhe se rreziku i përjashtimit ka qenë shumë real pas telefonatës që kishte marrë nga Sepp Blater gjatë ndeshjes së 14 tetorit. Nëse Federata Serbe dhe UEFA kanë mbyllur sytë para fakteve të pakundërshtueshme të dhunës së ushtruar ndaj futbollistëve shqiptarë, Karadzic ka pranuar hapur gjithçka.

“Në fushë hyri një grup prej rreth 60 personash, ne e dimë se cilët janë. Sapo ata dolën nga fusha, me telefonoi Blater: ‘Bogdanov ka hyrë në fushë!’. Pas ndeshjes mendova se do të na përjashtonin: Bogdanov, një karrige në fushë, tifozët, turma para tunelit me lojtarët e tyre… Skenari ishte ai i një ndeshje të ndërprerë” - pranoi ai, duke sqaruar gjithashtu se ditën pas ndeshjes kishte dhënë dorëheqjen dhe i kishte kërkuar Dejan Stankoviç ta zëvendësonte, por ky i fundit kishte refuzuar./GazetaEkspress/

Të këshilluara

UEFA dënon Kroacinë

Federata e Futbollit e Kroacisë do t’i paguaj shtrenjtë trazirat e tifozëve të saj në ndeshjen kualifikuese me Italinë q&eum...

21:05

Eliminohet Roma, City kalon

Manchester City triumfoi 2:0 kundër Romës për të kaluar me tejnë Champions.  Skuadra angleze, Manchester City, ka arr...

22:03

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Me sytë katër

PAPARAZZI