Flash

Kampionët e Botës njollosin peshëngritjen shqiptare. Pas Romela Begajt, edhe Godelli e Pulaku me doping

Lapsi.al 11 December 2014
Kampionët e Botës njollosin peshëngritjen shqiptare. Pas Romela

Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka marrë një tjetër goditje të fortë. Pas Romela Begajt, edhe kampioni i botës në dygarësh, Daniel Godelli dhe peshëngritësi tjetër pjesëmarrës në botërorin e Kazakistanit, kanë rezultuar pozitiv në testin antidoping. Dy raste këto që, nëse do të rezultojnë pozitivë edhe në testin B, do t'i kushtojnë Federatës Shqiptare të Peshëngritjes përjashtimin nga të gjitha kompeticionet botërore.

Godelli e Pulaku, ashtu si Begaj kanë kërkuar t'i nënshtrohen testit B. Nga federata nuk ka bërë asnjë koment.  Lapsi.al mësoi se që një ditë më parë se në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes ka mbërritur një zarf me emrat e dy peshëngritjësve  që dyshohet se kanë përdorur substanca të ndaluara.

Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IWF) e konfirmoi ljamin me anë të dy deklaratave, siç veproi në rastin e Begajt.  IWF sqaroi se substanca e përdorur është stanozolol, e njëjta që u gjet në testin e Romela Begajt.

Federata nuk ka pranuar të bëjë komente të tjera, deri në mbylljen e plotë të kësaj çështjeje.
Ky është skandali më i madh në peshëngritjen shqiptare. Edhe kampioni i Europës, Erkand Qerimaj u gjet me doping dhe u dënua me 2 vjet pasi mori medaljen e artë. Por vetëm këtë vit janë 4 peshëngritësit shqiptarë të kapur me doping, bashkë me Arbër ÇerÇizin. Pulaku kishte rezultuar pozitiv edhe në Lojërat Olimpike të Londrës.

 

Të këshilluara

Eliminohet Roma, City kalon

Manchester City triumfoi 2:0 kundër Romës për të kaluar me tejnë Champions.  Skuadra angleze, Manchester City, ka arr...

22:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI