Flash

Flet Daniel Godelli: Rezultatet i arrita me djersë, jo me doping

Lapsi.al 11 December 2014
Flet Daniel Godelli: Rezultatet i arrita me djersë, jo me doping

Daniel Godelli ka folur pasi Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes dha lajmin se ai ishte gjetur me doping. Kampioni i botës në dygarësh, i pezulluar deri në daljen e analizave të testit B mohon që të ketë përdorur substanca të daluara. Analizat e para flasin për substancën stanazolol, e njëjta që u gjet edhe në analizat e para të kampiones së botës, Romela Begaj. Ja çfarë shkruan ai në faqen personale në Facebook:

"Falenderoj te gjithe njerzit qe me kane mbeshtetur dhe vazhdojn te me mbeshtesin.Flas ne emer te gjithe ekipit kombetar te peshengritjes dhe kolegeve te mij qe ndjejn te njejtin siklet.jemi te vetedijshem qe jemi nje shtetbi vogel dhe i varfer,duhet te kuptoni qe nje kampion bote per shtetin tone eshte shume me e madhe se nje investim qe bejn shtetet e tjera dhe jam i merzitur vetem per nje gje,qe ndoshta shume njerez ndjehen te zhgenjyer nga une dhe koleget e mi.sot ju bej nje kerkese nga gjithe komuniteti i peshengritjes TE NA MBESHTESNI DERI NE MOMENTIN E FUNDIT SEPSE DOPINGU NUK ESHTE PJESE E JONA,KETO REZULTATE I ARRITEM ME MUND DHE DJERSE,ju falenderoj dhe dua nje mbeshtetje si kur isha para gares.MOS E BENI PER MUA POR PER FLAMURIN SHQIPETAR."

Pozitiv rezultoi edhe Hysen Pulaku, duke e çuar në katër rastet me doping për këtë vit në Federatën Shqiptare të futbollit. Edhe ai ka mohuar të ketë përdorur substanca të ndaluara, për këtë arsye ka kërkuar që t'i nënshtrohet testit B.

Të këshilluara

Eliminohet Roma, City kalon

Manchester City triumfoi 2:0 kundër Romës për të kaluar me tejnë Champions.  Skuadra angleze, Manchester City, ka arr...

22:03

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Me sytë katër

PAPARAZZI