Flash

Pas Romela Begajt, një tjetër peshëngritës dyshohet për doping

Lapsi.al 10 December 2014
Pas Romela Begajt, një tjetër peshëngritës dyshohet për

Një tjetër peshëngritës shqiptar dyshohet të ketë dalë pozitiv në testin e parë antidoping. Lapsi.al mësoi se në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes ka mbërritur një zarf me emrin e peshëngritësit që dyshohet se ka përdorur substanca të ndaluara në Europianin e moshave të reja. Lapsi.al kërkoi të kontaktonte drejtues të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, por ata nuk kanë dhënë asnjë deklaratë zyrtare dhe nuk bënë të ditur emrin e peshëngritësit. Nëse kjo do të bëhet zyrtare do të ishte peshëngritësi i tretë brenda një viti që rezulton se ka përdorur substanca të ndaluara. Kjo do të ishte një goditje e fortë, pas rasteve të Arbër Çerçizit i pezulluar për 2 vjet dhe Romela Begajt që po pret përgjigjen e testit të dytë duke njollosur edhe më shumë sportin shqiptar./lapsi.al/

Të këshilluara

Eliminohet Roma, City kalon

Manchester City triumfoi 2:0 kundër Romës për të kaluar me tejnë Champions.  Skuadra angleze, Manchester City, ka arr...

22:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI