Flash

Tronditet Roma/ Edhe Daniele De Rosi miqësi me mafiozë

Lapsi.al 8 December 2014
Tronditet Roma/ Edhe Daniele De Rosi miqësi me mafiozë

Në Romë policia ka nisur një aksion të koduar “mafia kryeqytetase”, e cila lidhet me hetimet e keqbërësve përreth Koloseut. Por mes përgjimeve të shumta, të cilat po kontrollon policia, del edhe emri i Daniele De Rosit. Në dokumentacionin e repartit “Ros” është përgjuar një telefonatë, e cila daton më 30 shtator 2013, mes futbollistit të Romës dhe Xhovani De Karlos, i arrestuari i fundit nga Prokuroria e Romës, në lidhje me këtë çështje.

 
Nga informatat në lidhje me këtë telefonatë, De Rosi ka kontaktuar De Karlon, të cilin me sa duket e njihte, pas një sherri verbal që ka pasur në një lokal, në një mbrëmje që shoqërohej edhe nga ish-shoku i tij, Mehdi Benatia, tashmë pjesë e Bajernit të Mynihut. “Unë mendova se ai do kishte sjellë ndonjë të fortë…, – thotë De Rosi në telefonatë, duke iu referuar me siguri personit me të cilin ishte grindur. – Por sapo i bëra emrin tënd, ia mbathi”.
 
Kjo telefonatë është e orës 02:56 të mëngjesit, në të cilën De Rosi e pa që De Karlo t’i përgjigjej vetëm në tentativën e dytë. Gjatë bisedës, De Karlo është në dispozicion të mikut të tij futbollist, duke treguar konfidencë të madhe mes tyre. “Danie, bëre mirë që më telefonove miku im. Gjithsesi, ti e di që mund të më telefonosh kur të duash”. Një lajm i tillë ka krijuar jo pak tronditje në klub, përpara sfidës me Sasuolon, aq sa Roma ka reaguar nëpërmjet faqes së saj, duke lutur median që të mos e përhapë kaosin mbi lojtarin apo klubin, mbi spekulime dhe lidhje të mundshme me mafiozët. Mes përgjimeve, nuk mungojnë VIP të tjerë, si: Xhixhi D’Alesio, Belen Rodrigez, e deri tek të dashurat e Matia Destros e Blerim Xhemailit.
 
 

Të këshilluara

Januzaj lë Manchester në janar

Mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, ka gjetur një klub të ri, larg Anglisë. Mediat britanike njoftojnë se ka shumë gjasa që Adnani ...

16:21

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI