Flash

Derbi i 140 i kryeqytetit/ E fiton Partizani me 2 gola që i shënoi Tiranës në 12 minuta

Lapsi.al 8 December 2014
Derbi i 140 i kryeqytetit/ E fiton Partizani me 2 gola që i shënoi

Me një stadium të tejmbushur nga tifozët, Partizani ka befasuar Tiranën, në derbin e kryeqytetit që në minutat e para. 2 gola të shënuar në 12 minuta lojë dhe që fiksuan rezultatin. Goli i parë u realizua në minutën e parë nga Nexhipi, me një goditje dënimi nga jashtë zonës. Ndërsa i dyti në minutën e 12 nga Mazrekaj, me penallti. Tirana nuk pati aftësi të reagonte. Edhe në pjesën e dytë Partizani e dominoi lojën, ndonëse asnjëra nga skuadrat nuk pati raste të pastra shënimi. Ky është derbi i 140 i kryeqytetit mes dy skuadrave që numërojnë së bashku 81 trofe dhe që luftojnë edhe për kreun e Superligës.

 

Formacionet

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Rahmani, Cuculi, Trashi, Batha, Daja, Mazrekaj, Nexhipi, Vila, Racic. Trajner: Shpëtim Duro

Tirana: Frashëri, Kërçiku, Muca, Kalari, Curri, Taku, Bulku, Karabeci, Ndikumana, Bakaj, Bushiç. Trajner: Gugash Magani

GJYQTAR KRYESOR: Kridens Meta

ANËSORË: Ermal Barushi, Ridigert Cokaj

PAS PORTAVE: Ermijon Sino, Ardion Beqiri

DELEGAT: Besnik Çela

VËZHGUES: Sokol Jareci

 

Të këshilluara

Januzaj lë Manchester në janar

Mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, ka gjetur një klub të ri, larg Anglisë. Mediat britanike njoftojnë se ka shumë gjasa që Adnani ...

16:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI