Flash

Zbulohen fotot nudo te Lorik Canës

Lapsi.al 6 December 2014
Zbulohen fotot nudo te Lorik Canës

Përveç suksesit dhe epitetit si një nga futbollistët më të mirë në shumë vende të botës, Franca i dha edhe epitetin si një seks simbol, që do të mbahet mend gjatë. Lorik Cana është mashkulli i parë shqiptar që pozoi nudo në vitin 2005, ashtu siç e ka lindur nëna, por që imazhet e tij kemi mundur t’i zbulojmë vetëm tani. E kush nuk do dëshironte të shihte një mashkull seksi si ai pa rroba në trup? Sidomos atëherë kur ai ka pozuar, ka qenë shumë më i ri dhe mbi të gjitha beqar. Mbase ky publikim i fotove nudo mund ta ketë ndihmuar Lorikun që ta shijonte më shumë beqarinë e tij në atë kohë kur dhe luante me skuadrën e Marsejës në Francë. Jeta e tij sentimentale deri para se të lidhej me italianen Monica ka pasur batica dhe zbatica. Ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, përveç suksesit si futbollist, por edhe për sensualitetin e fizikut të tij.

Në kohërat e beqarisë ai është përfolur për lidhje me një angleze, pastaj një franceze, romancë me disa femra të njohura shqiptare e në fund u martua me një italiane. Por imazhet që faqja Eviltwincaps.blogspot.com i ka hedhur në qarkullim pak vite më parë, me siguri do të mbeten gjatë në mendjen e femrave, të cilat kanë arritur të shohin kalendarin nudo të futbollistit shqiptar, Lorik Cana, së bashku me Christophe Dominici & Fabrice Fiorèse, të cilët duken aq të lirshëm në realizimin e këtij projekti.

Për të gjithë lexuesit sqarojmë se Dieux du Stade është një kalendar profesional, që publikohet prej shumë vitesh në Francë. Aty pozojnë meshkuj të famshëm dhe me pamje të bukur, por që janë sportistë të njohur. Meshkujt aty pozojnë nudo, madje ka edhe foto ku meshkujt pozojnë dyshe apo treshe, në poza shumë të nxehta. Se cilit publik i drejtohet ky kalendar, ju e kuptoni vetë. Por një gjë është e sigurt, po të cilësuan zoti i stadiumit (Dieux du Stade), tregon që fati po të buzëqesh.

Të këshilluara

UEFA: 13 klube nën hetim

UEFA ka publikuar emrat e klubeve që janë nën hetime për parregullsi financiare gjatë sezonit 2012-2013. Në mesin e tyre janë...

17:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI