Flash

Besnik Hasi një ditë do të ulem në stolin e të kuqve

Lapsi.al 6 December 2014
Besnik Hasi një ditë do të ulem në stolin e të kuqve

Ish kapiteni i të kuqve Besnik Hasi i cili po konfirmohet nga dita në ditë si një trajner i skuksesshëm me belgët e Anderlechtit, ka deklaruar për "Nieuwsblad.be" se një ditë ai do të drejtojë Kombëtaren shqiptare. Ai premton se do të jetë trajneri i Kombëtares shqiptare në të ardhmen, gjithashtu shpjegon se e ka refuzuar këtë post para se ai t’i besohej Gianni De Biasit.  "Dëshira ime është që në karrierë të drejtoj Shqipërinë. Nuk është se nuk e kisha këtë mundësi. Thjesht e refuzova sepse drejtuesit e Anderlehtit nuk më lejuan të largohesha kur isha zëvendëstrajner. Gjithsesi ka ende shumë kohë dhe shpresoj që këtë ëndërr ta bëj realitet edhe tek Shqipëria", është shprehur Hasi. Ai së fundmi ka firmosur kontratë të re 3-vjeçare me skuadrën më të famshme belge, ku sezonin e kaluar i mahniti të gjithë, pasi e mori ekipin në një gjendje jo të mirë dhe në fund arriti t’i shpallë kampionë.

Të këshilluara

UEFA: 13 klube nën hetim

UEFA ka publikuar emrat e klubeve që janë nën hetime për parregullsi financiare gjatë sezonit 2012-2013. Në mesin e tyre janë...

17:30

Salihi shënon sërish në Izrael

Sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi ka shënuar gol  në fitoren e skuadrës së tij, Hapoel Akko, që mposhti në udhëtim Hapoel T...

20:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI