Flash

Romela Begaj: Nuk kam marrë doping, kërkoj test të ri

Lapsi.al 5 December 2014
Romela Begaj: Nuk kam marrë doping, kërkoj test të ri

Kryetari i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka reaguar rreth deklaratës së Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes mbi peshëngritësen shqiptare, Romela Begaj. Gjoza shprehet se, niveli i dopingut në gjak që ka publikuar Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes është në nivele tepër të vogla’. Sipas Gjozes ‘Romela është e gatshme të bëjë testin B anti-doping dhe nëse ky test del B del sërish pozitiv, Romela përjashtohet përjetësisht. Kemi informacion se ka dalë me një substancë dopingu, domethënë rezultoi pozitive, por substanca e gjetur ishte në nivele minimale. Romela është ndjekur në Greqi me mikun e saj Luan Shabani, ka bërë teste dhe ka dale negative. Dhe në testin e fudnit kam qenë dhe unë, ku Romela firmosi një kontratë ku mbante përgjegjësi personale nëse kapej me substanca dopingu”. Me pas Gjoza ka rrvfyer takimin me Romelvn pas dhenie sv vendimit nga federata ndvrkombvtare e peshvngritjes."Romela më erdhi në zyrë më kërkoi testin B, ajo tha, që jam e pastër dhe ka të drejtë për të bërë testin, B, dhe nëse del negative ajo falënderohet për guximin dhe përpjekjet e saj. Por nëse del pozitivisht ajo dhe trajneri i saj përjashtohen përjetësisht nga ky sport dhe heq dorë nga të gjitha shpërblimet e marra. Nuk do i falet nëse ka marrë substanca të ndaluara për një javë në Kazakistan. Ndaj jemi ne pritje te testit ‘B’, kur te merren rezultatet do te shprehemi mbi ceshtjen ‘Begaj’.Nvse edhe testi i dytv rrezulton pozitiv Romela Begaj rrezikon 2 deri në 4 vjet pezullim dhe duke parë moshën e saj mund të përkthehej në mbylljen përfundimtare të karrierës. Në rast se kundër-analizat vërtetojnë se Romela është e pastër, kampionia ka të drejtë të apelojë vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes dhe të fitojë. Federata shprehet se nuk do të bëjë asnjë koment derisa cështja ‘Begaj’ të mbyllet.

Të këshilluara

Salihi shënon sërish në Izrael

Sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi ka shënuar gol  në fitoren e skuadrës së tij, Hapoel Akko, që mposhti në udhëtim Hapoel T...

20:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI