Flash

Tifozët e Tiranës do të lejohen në derbi? Duka: Nuk është thënë fjala e fundit

Lapsi.al 3 December 2014
Tifozët e Tiranës do të lejohen në derbi? Duka: Nuk

Derbi i kryeqytetit që luhet të hënën pasdite mes Partizanit dhe Tiranës mund të luhet me praninë e të dy tifozerive. Kjo mundësi u la e hapur nga vetë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka sipas të cilit një gjë e tillë është e mundur derisa Komisoni i Apelit pranë FSHF-së nuk është mbledhur të japë një vendim të formës së prerë. I pyetur nga gazetarët Duka u shpreh: “Nëse Apeli nuk është mbledhur akoma, dënimi i tifozëve të Tiranës mund të marrë formë të prerë pas mbledhjes së Komisionit të Apelit që ndoshta mund të jetë edhe javën tjetër”.

Ishte Komisioni i Disiplinës që ndëshkoi me përjashtim me 6 ndeshje tifozerinë e bardheblu kur ekipi është udhëtues pas incidenteve në takimin me Elbasanin, ndërsa klubi e apeloi vendimin.

Menjëherë pas kësaj deklarate të kreut të FSHF-së, klubi i Futbollit “Tirana” ka përshëndetur deklaratën e bërë duke u shprehur se do të jetë bashkëpunuese për mbarëvajtjen e këtij takimi. Derbi i Kryeqytetit do të luhet të hënën në ora 18:00 në stadiumin “Qemal Stafa”./lapsi.al/

Të këshilluara

FSHF: Ja çfarë ndodhi në Nion

Federata Shqiptare e Futbollit ka lëshuar një njoftim për media. Sipas njoftimit të FSHF-së, vendimi për apelet e Shqipëris&e...

16:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI