Flash

Prapaskenat në UEFA/ Shqipëria refuzoi ofertën e Serbisë që ndeshja të riluhej pa tifozë

Lapsi.al 3 December 2014
Prapaskenat në UEFA/ Shqipëria refuzoi ofertën e Serbisë

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë një ofertë nga Federata Serbe përpara se Komisioni i Apelit në UEFA të niste shqyrtimin e ankesave të tyre për dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës për ndeshjen e 14 tetorit. Pala serbe i ka ofruar Shqipërisë një marrëveshje që ndeshja të riluhej në Beograd, pa tifozë. Por FSHF nuk e ka refuzuar me shpresën se Apeli ose më pas Arbitrazhi në Lozanë do të vendosin për t’i dhënë fitoren në tavolinë. Burime pranë FSHF thonë se serbët mund të kishin pranuar zhvillimin e ndeshjes edhe në fushë asnjanëse nëse Shqipëria do të kishte pranuar të negocionte mbi ofertën. Marrëveshja e palës serbe, nëse do të ishte pranuar, do të ishte një mundësi për të dyja skuadrat për të marrë 3 pikët me lojë apo qoftë edhe një barazim. Pala serbe do të kishte përfituar heqjen e dënimit me 3 pikë nga klasifikimi i përgjithshëm, ndërsa shqipëria heqjen e humbjes në tavolinë. Presidenti i FSHF –së, Armand Duka, me t’u kthyer në Rinas tha se Shqipëria i ka të gjitha shanset për të fituar në arbitrazh. Sipas tij, deklaratat e gjyqtarit të takimit kanë qenë kontradiktore, çka i rrit shanset për Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Sipas tij, gjyqtari i ka qëndruar raportit të tij se Shqipëria ka refuzuar të luajë ndeshjen, por ka thënë gjithashtu se ai vetëm sa i kishte marrë një mendim kombëtares sonë përpara se vendoste nëse loja duhej vazhduar ose jo. Këto qëndrime dhe faktet e paraqitura nga FSHF, sipas presidentit Duka, rrisin shpresat e Shqipërisë në Arbitrazh.

 

Të këshilluara

FSHF: Ja çfarë ndodhi në Nion

Federata Shqiptare e Futbollit ka lëshuar një njoftim për media. Sipas njoftimit të FSHF-së, vendimi për apelet e Shqipëris&e...

16:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI