Flash

Kombëtaret U17 dhe U19 njohin kundershtarët për Euro 2016

Lapsi.al 3 December 2014
Kombëtaret U17 dhe U19 njohin kundershtarët për Euro 2016

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës e vendosi skuadrën që drejtohet nga Xhemal Mustedanagic në Grupin e parë, së bashku me Holandën, Zvicrën dhe Uellsin. Përfaqësueset e moshave të Shqipërisë U-17 dhe U-19 mësuan kundërshtarët e tyre për fazën kualifikuese të Europianit të vitit 2016. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës e vendosi skuadrën që drejtohet nga Xhemal Mustedanagic në Grupin e parë, së bashku me Holandën, Zvicrën dhe Uellsin, ku mundësitë për të përfunduar të parët ose të dytët në Grup janë të kufizuara, pasi si Holanda ashtu edhe Zvicra shquhen për punën e bërë me moshat. Më fatsjellës rezultoi shorti për U-19 e Shqipërisë, që do të luajë me Austrinë, Gjeorgjinë dhe Uellsin në Grupin 8. Formacioni që drejtohet nga Altin Lala ka shanse shumë të mira për të kaluar në Elite Raund, pasi kundërshtarët në këtë Grup nuk përfaqësojnë elitën e futbollit europian. Bie në sy fakti që në të dyja grup-moshat Shqipëria do të ketë kundërshtar Uellsin. Delegacioni shqiptar i pranishëm gjatë hedhjes së shortit në Nion të Zvicrës kryesohej nga shefi i zyrës së talenteve Redi Jupi

Të këshilluara

FSHF: Ja çfarë ndodhi në Nion

Federata Shqiptare e Futbollit ka lëshuar një njoftim për media. Sipas njoftimit të FSHF-së, vendimi për apelet e Shqipëris&e...

16:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI