Flash

Chelsea fiton sërish dhe udhëheq Premier League

Lapsi.al 3 December 2014
Chelsea fiton sërish dhe udhëheq Premier League

Chelsea ka arritur të mposhtë me lehtësi Tottenham Hotspur në atë që konsiderohet si derbi i Londrës. Skuadra e Jose Mourinhos e dominoi plotësisht këtë sfidë, duke triumfuar në fund 3-0. Golat për “blutë” u shënuan nga Eden Hazard (19’), Didier Drogba (22’) dhe Loic Remy (73’).

Fitore të lehtë, të mërkurën shënoi edhe Manchester City, skuadër e cila mposhti 4:1 Sunderlandin. Sergio Aguero (21’ dhe 71’), Stevan Jovetic (39’) dhe Pablo Zabaleta (55’) shënuan golat e këtij triumfi të skuadrës nga Etihad, teksa Connor Ëickham (19’) realizoi golin e vetëm të vendasve.

Fitore të vështirë në Emirates ka shënuar Arsenali, që mposhti 1-0 skuadrën në top-formë, Southampton. Edhe pse e dominoi këtë sfidë, Arsenalit iu desh një gol i vonshëm për t’i fituar tre pikët. Kiliani, Alexis Sanchez, shënoi golin e vetëm në minutën 89’. Chelsea vazhdon të kryesojë në renditje me 36 pikë, duke lënë prapa me 30 pikë Cityn, teksa Arsenali zë vendin e gjashtë me 23 pikë.

Të këshilluara

FSHF: Ja çfarë ndodhi në Nion

Federata Shqiptare e Futbollit ka lëshuar një njoftim për media. Sipas njoftimit të FSHF-së, vendimi për apelet e Shqipëris&e...

16:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI