Flash

Partizani – Tirana luhet të hënën, e transmeton edhe Sky Italia

Lapsi.al 1 December 2014
Partizani – Tirana luhet të hënën, e transmeton edhe Sky

Superndeshja e javës së 15-të në Superiore, Partizani-Tirana, është vendosur të luhet ditën e hënë, më 8 dhjetor. Ka pasur shumë aludime për zhvendosjen e këtij takimi për në fillimjavë. Sipas shefit të garave në FSHF, Besnik Çela, nuk ka ndonjë motiv, por federata e ka planifikuar këtë sfidë për të hënën e 8 dhjetorit, në orën 18:00, në stadiumin "Qemal Stafa", shkruan Panorama Sport.

Mbetet për t’u parë se si do të shkojë mbarëvajtja e këtij derbi, pasi tifozët e Tiranës e kanë të ndaluar që të hyjnë në stadium, por askush nuk mund t’i pengojë ata që të blejnë një biletë derbi si qytetarë të lirë. Ky derbi i fazës së dytë pritet të ngjallë interes edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, pasi është përfolur se ky takim do të ketë pasqyrim edhe në mediat italiane.

Pritet që në këtë takim të jetë i pranishëm edhe një figurë e gazetarisë italiane, Gianluca Di Marzio. Ka zëra se derbi Partizani-Tirana mund të transmetohet edhe nga rrjeti televiziv "Sky" në Itali, gjë e cila ende nuk është konfirmuar. Në këto kushte, drejtuesve të Partizanit, si palë organizatore, por edhe drejtuesve të stadiumit, u del për detyrë.

Të këshilluara

Tifozja e flaktë e Inter (foto)

Tifozja e flaktë e Interit nga Britania e Madhe, April Summers, ka shprehur dashurinë e saj për skuadrën italiane, Inter. April përmes ...

17:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI