Flash

Verona: 1 milion franga zviceriane për Lenjanin

Lapsi.al 26 November 2014
Verona: 1 milion franga zviceriane për Lenjanin

Një milion franga zvicerane ose thënë ndryshe rreth 830 mijë euro. Kaq është e predispozuar që të paguajë Verona për të pasur që në janar shërbimet e Ermir Lenjanit. Lajmi bëhet i ditur nga mediat zvicerane, sipas të cilave ka shumë gjasa që klubi i St.Galenit, i cili ka në pronësi për momentin kartonin e lojtarit, ta shesë për këtë shifër. Në fakt te St.Galeni i druhen faktit se Lenjani mund të presë deri në fund të sezonit dhe më pas të largohet me parametër zero, duke qenë se i përfundon kontrata në qershor 2015, ndaj po bëjnë të pamundurën që ta shesin në merkaton e janarit. Sipas "Panorama", mëngjarashi kërkohet edhe nga Shtutgarti dhe Këlni në Gjermani.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI