Flash

Pas humbjes së të shoqes, portieri i Partizanit kthehet në stervitje

Lapsi.al 26 November 2014
Pas humbjes së të shoqes, portieri i Partizanit kthehet në

Ekipi i Partizanit ka nisur përgatitjet në kuadër të sfidës së radhës atë ndaj Teutës. Përgjatë ditës së mërkurë skuadra ka aplikuar dy seanca stërvitore . Paradite në orën 9:30 të kuqtë i janë drejtuar ambienteve të palestrës duke kryer ushtrime force, ndërsa pasdite në orën 15:00 nën drejtimin e trainerit Duro dhe stafit teknik lojtarët kanë zbritur në fushën e kompleksit stërvitor “Tirana Internacional” në Pezë. Ajo që ka rënë në sy në këtë seancë ka qenë prania e gardianit të 15 herë kamponëve të Shqipëris Alban Hoxha, i cili i është bashkuar grupit duke iu bashkuar ekipit. Një lajm ky i shumpritur nga e gjithe familja e kuqe dhe tifozët. Ndërkohë Mentor Mazrekaj dhe kapiteni Nderim Nexhipi kanë qëndruar pushim sot pasi janë në fazë rikuperimi nga dëmtimet që pësuan në sfidën e luajtur ndaj Kukësit. Pjesa tjetër e skuadrës është paraqitur në një formë të kënaqshme fizike. /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI