Flash

Henry: Nuk do të shohim një tjetër Messi

Lapsi.al 26 November 2014
Henry: Nuk do të shohim një tjetër Messi

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry thotë se futbolli duhet t’i ngre lavda karrierës së Messit pasi “mund të mos shohim më si ai”. “Messi tek Barcelona po bën gjëra që ne s’do t’i shohim kurrë të ndodhin sërish, s’ka asnjë lojtar që të ketë bërë çdo gjë që ka bërë Messi në kaq periudhë të shkurtër.” – tha Herny, ish-shok skuadre me yllin e Barcelonës – “U kënaqa duke e parë të gëzuar pasi shënoi golin ndaj Sevillas, gol i cili theu rekordin e La Ligas. Isha me fat që e pash këtë arritje të tij, një arritje kaq shumë të dëshiruar nga ai. S’e kuptoj sesi ka njerëz që vazhdojnë të dyshojnë tek Messi. Eshtë çmenduri të ngrehet si çështje se çfarë po i ndodh Messit, kjo vetëm e vetëm sepse Messi mund të mos shënojë në një ndeshje. Ai është një lojtar i shkëlqyer, person i mirë gjithashtu dhe një shembull për t’u marrë. Duhet që ne ta shijojmë me kënaqësi teksa e shohim duke luajtur, pasi ditën që ai do të largohet nga Barcelona atëherë njerëzit do ta kuptojnë se kush është ai dhe sa lojtar i madh ka qenë.-tha francezi. Henry aktualisht luan në ligën amerikane me New York Red Bulls dhe bëri pjesë me Barcelonën që fitoi Ligën e Kampioneve në vitin 2009-të./asport.info/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI