Flash

Dortmund dhe Benfica, luftë për talentin Besar Halimi

Lapsi.al 26 November 2014
Dortmund dhe Benfica, luftë për talentin Besar Halimi

Ishte gusht, kur Stuttgarter Kickers i kategorisë së tretë gjermane përballej me Borussian e Dortmundit, dhe humbja 1-4 nuk ishte ndonjë çudi e madhe. Çudi ishte fakti që një mesfushor 19-vjeçar i tyre ra në sytë e Jürgen Klopp, trajnerit të Dortmund. Fjala është për Besar Halimin, djaloshin shqiptar që nuk e keni dëgjuar më parë, por do e dëgjoni shpesh tani e tutje.

Mesfushori 1.69 m i gjatë nuk ka rënë vetëm në sytë e Klopp. Me 2 golat e 10 asistet e tij në 18 ndeshje këtë sezon, ai ka tërhequr vëmëndjen dhe të zbuluesve të Benficës së Lisbonës. Ekipi i njohur për gjuetinë e talenteve ka kryer kontaktet e para zyrtare me Halimin, gjë që konfirmohet dhe nga agjenti i tij Arthur Beck. “Mund ta konfirmoj interesin e Benficës.

Sigurisht nuk e përjashtoj dhe mundësinë e rinovimit për një vit me Stuttgarter Kickers”, – tha Beck. Kontrata e tij skadon në qershor, çka ka vënë dhe Borussiën e Dortmundit në alarm për të nxituar për firmën e tij. Nuk ndodh shpesh të jesh preferencë e Klopp.

Lufta mes dy klubeve pritet të bëhet e nxehtë në ditët që vijnë, pasi nga janari, Halimi ka të drejtë të firmosë parakontratë me njërin nga klubet. Kush do e bindë më shumë? Nga ana tjetër, është dhe Federata Shqiptare me Gianni de Biasin që duhet të vihen në alarm për të.

Halimi ka luajtur vetëm një ndeshje me u19 e Gjermanisë përpara 2 vitesh, por nuk është grumbulluar më që atëhere. Rast i artë për Shqipërinë për të rrëmbyer një lojtar që po bie ngadalë në sytë e Europës./asport.info/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI