Flash

Champions, kualifikohen: Atletico, Arsenal dhe B. Levekusen

Lapsi.al 26 November 2014
Champions, kualifikohen: Atletico, Arsenal dhe B. Levekusen

Atletico, Arsenal dhe Bayer Levekusen kanë siguruar kualifikimin në ndeshjet e luajtura të mërkurën, për në fazën tjetër të UEFA Champions League. Italianët e Juventus janë shumë pranë kalimit për më tej pas fitores 2 – 0 ndaj Malmo. Në takimin tjetër të Grupit A, Atletico ka mundur me rezultatin 4 – 0 Olimpiacos.

Në grupin B, Real Madrid (i kualifikuar) ka mundur me rezultatin 1 – 0 Basel, ndërsa Liverpool ka barazuar 2 – 2 me Ludogorets. Këto rezultate nuk vendosin ende ekipin që do t’i bashkohet Real në turin tjetër.

Në Grupin C, Zenit ka mundur 1 – 0 Benfica dhe me të njëjtin rezultat Monaco ka fituar me Bayer Levekusen. Megjithatë ekipi gjerman është kualifikuar në fazën tjetër.

Në Grupin D, Arsenal është kualifikuar falë fitores 2 – 0 ndaj Borussia Dortmund. Fitorja 2 – 0 e Anderlecht me Galatasaray nuk ka shërbyer dhe ekipi Besnik Hasit është eliminuar nga turneu, por duke siguruar kualifikimin ne Ligën e Europës./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI