Flash

Qeset me djathë ndezën sherrin në stadiumin e Elbasanit

Lapsi.al 25 November 2014
Qeset me djathë ndezën sherrin në stadiumin e Elbasanit

Si zakonisht gjithcka fillon me një fjalë. Por këtë radhë ka qenë një frazë. Ka mjaftuar shprehja tallëse “minj bashkie” që përdoret nga ana e tifozëve të Partizanit ndaj atyre të Tiranës që cdo gjë të marri flakë. Tifozat elbasanas jo vetëm që kanë thërritur në kor “minj bashkie», por ata madje kanë vendosur disa qese me djathë në portën hyrëse së anës se ku do të qëndronin “fanatiksat bardheblu”.

Kjo pasi kundërshtarët e tyre, dhe konkretisht rivalët e përjetshëm të Partizanit, në mënyrë tallëse në përballjet ndaj Tiranës, i cilësojnë bardheblutë si “minjtë e bashkisë”, për faktin se klubi sportiv i Tiranës, ka pasur gjithnjë si financues kryesor Bashkinë e kryeqytetit.
Kjo mesa duket ka qenë shkëndija që ka provokuar nervat e tifozëve kryeqytetas, të cilët kanë vepruar në mënyrë të rëndë, duke dëmtuar stadiumin e “Elbasan Arena”..
 Ndeshja Elbasani-Tirana, u ndërpre për 7 minuta, në minutën e 62-të të takimit, kur rezultati ishte i barabartë në shifrat 2-2. Ultrasit e të dyja ekipeve reaguan duke prishur jo vetëm shkallët e stadiumit por edhe tabelën elektronike si dhe djegur barin e fushës.
Për këtë rast, policia arrestoi dhe nisi procedimet penale ndaj 6 tifozëve, si autorë të dëmeve. Kjo nuk është hera e parë që ultrasit bardheblu përfshihen në konflikte mes tifozerish, ku vetëm pak kohë më parë, u bënë protagonistë në prishjen dhe dëmtimin e stadiumit të Shkodrës “Loro Boriçi” në ndeshjen Vllaznia-Tirana.

Të këshilluara

Valdet Rama gol në Gjermani (video)

Lojtari i Kombëtares shqiptare të futbollit Valdet Rama ka shënuar një gol për skuadrën e tij gjermane Munchen 1860, e cila mposht...

19:59

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI