Flash

Champions, kualifikohen Chelsea dhe Shakhtar Donetsk (tabela)

Lapsi.al 25 November 2014
Champions, kualifikohen Chelsea dhe Shakhtar Donetsk (tabela)

Chelsea dhe Shakhtar Donetsk janë ekipet që kanë siguruar kalimin në turin tjetër të UEFA Champions League në Grupin G pas triumfit të thellë 5 – 0 me Schalken. Anglezwt arritwn kështu njw fitore të thellë pas suksesit 6 – 0 me Maribor në javën e tretë të Champions. Fitore edhe për PSG që ka mbajtur kreun e Grupit F duke mundur Ajax me rezultatin 3-1.

Shakhtar Donetsk e ka siguruar kualifikimin edhe pse është mundur 1 – 0 nga Athletic Bilbao, pasi disfata 3 – 0 e BATE Borisov me Porto e ka ndihmuar ekipin ukrainas të vijojë garën në UEFA Champions League.

Sporting është më pranë kualifikimit pas fitores 3 – 1 me Maribor. Pjesa e dytë e kësaj sfide ka nisur me rreth 45 minuta vonesë për shkak të një difekti në sistemin e ndriçimit të stadiumit të “Jose Alvalade” të Lisbonës.

Në Grupin E është ende e hapur çështja e kualifikimit për vendin e dytë. Roma ka barazuar 1 – 1 me CSKA në Moskë. Manchester City ka mundur Bayern Munchen me rezultatin 3 – 2.

Bavarezët kanë zhvilluar shumë minuta me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Benatia. Gjithçka do të vendoset vetëm në javën e fundit për ekipin që do t’i bashkohet Bayern në fazën e ardhshme. Roma, CSKA dhe Manchester City janë në të njëtën kuotë pikësh nga 5./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI