Flash

Ndërpritet ndeshja Elbasani - Tirana, tifozët vendas sulmojnë miqtë dhe hyjnë në fushë (foto+video)

Lapsi.al 23 November 2014
Ndërpritet ndeshja Elbasani - Tirana, tifozët vendas sulmojnë
Ndeshja Elbasani - Tirana u ndërpre në pjesën e dytë, në minutën e 62-të. Shkak u bënë koret dhe më pas përplasjet mes dy tifozerive. Kapitenët e dy skuadrave iu drejtuan disa herë tifozerive duke u kërkuar të qetësoheshin. Por situata precipitoi kur tifozët e Elbasanit prishën kordonin e rrethimit dhe iu vërsulën tifozëve të Tiranës, duke i qëlluar me flakadanë e stola të stadiumit të ri të Elbasanit, duke i shkatërruar ato. Policia, krejtësisht e papërgatitur, nuk mundi t’i frenonte dhe mes tifozëve pati përleshje në shkallë. Tifozët e Elbasanit hynë edhe në fushë. Ndërsa disa lojëtarë të Tiranës u ngjitën në shkallët e stadiumit për t'u kërkuar mbështetësve të tyre që të ruanin qetësinë. Kjo gjendje e mbajti të ndërprerë ndeshjen për më shumë se 5 minuta. Më pas tifozeritë u qetësuan dhe ndeshja rifilloi. Përsa i përket rezultatit, Tirana fitoi 3 - 2 me një gol të shënuar në minutën e 99. Pjesa e parë ishte mbyllur 2 - 2.

Të këshilluara

Valdet Rama gol në Gjermani (video)

Lojtari i Kombëtares shqiptare të futbollit Valdet Rama ka shënuar një gol për skuadrën e tij gjermane Munchen 1860, e cila mposht...

19:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI