Flash

Ekskluzive/ Allegri kërkon Elseid Hysaj tek Juventus

Lapsi.al 22 November 2014
Ekskluzive/ Allegri kërkon Elseid Hysaj tek Juventus

Futbollisti i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj mund të kalojë nga Empoli tek Juventus që në janar. Është portali italian www.calciomercato.com që citon burime nga klubi torinez se Allegrit i ka tërhequr vëmendjen shqiptari për krahun e majtë ku ai ka probloeme. Juventus ka problem me krahun e majtë të mbrojtjes pasi Evra u dëmtua dhe Asamoah nuk është një siguri. Sipas të njëjtit burim Hysaj është pikasur gjatë miqësores që kombëtarja zhvilloi të mërkurën në Genoa. Hysaj i detyrohet shumë për jët trajsnerit italian de Biasi që e ka rritur shumë nga ana taktike. Kontrata e Hysaj me Empolin skadon në vitin 2016 dhe ai fiton vetëm 180 mijë euro në sezon.  www.calciomercato.com shkruan se ky lojtar është një investim shumë i mirë pasi lojtarë tercinë të majtë ka pak në Itali./lapsi.al/

Të këshilluara

Valdet Rama gol në Gjermani (video)

Lojtari i Kombëtares shqiptare të futbollit Valdet Rama ka shënuar një gol për skuadrën e tij gjermane Munchen 1860, e cila mposht...

19:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI