Flash

Luciano Moggi flet për kombëtaren shqiptare përpara vizitës në Tiranë

Lapsi.al 21 November 2014
Luciano Moggi flet për kombëtaren shqiptare përpara vizitës

Ish-drejtuesi i Juventusit, Luciano Moggi, ka lavdëruar lojtarët e kombëtares shqiptare pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në ndeshjet e fundit. Një nga protagonistët kryesorë të “Calciopolit” në Itali ka folur me superlativa për disa nga lojtarët tanë kuqezi. Madje, sipas ish drejtuesit të Juventusit mund të luajnë në çdo skuadër të Serie A.

“Mendoj se futbolli në Shqipëri është rritur shumë. Ndaj Italisë ishin disa lojtarë shqiptarë, që bënë diferencën ndaj të tjerëve. Përveç Berishës, që tregoi se është një portier shumë i mirë, nuk e kuptoj përse nuk vjen në Itali një sulmues, që më duket se quhej Çikalleshi, apo një mesfushor si Kukeli. Këta lojtarë kanë cilësi dhe kanë treguar se janë shumë të mirë për të luajtur në kampionatet evropiane, ndoshta edhe në lartësinë e ndonjë skuadre të rëndësishme”- ka deklaruar Moggi për “Gazetën Shqip”. Sipas Moggit, ardhja e Gianni De Biasit në krye të kuqezinjve ka bërë që kjo skuadër të mos nënvlerësohet më nga kundërshtarët, kushdo qofshin ata. “Shqipëria është një skuadër, që duhet marrë në konsideratë. Natyrisht, ka lojtarë që duhet të mësojnë ende disa gjëra, por në thelb, mendoj se De Biasi ka bërë një punë të mirë, mbi të gjitha në kokën e lojtarëve, pastaj sa i përket impenjimit, në këtë aspekt nuk janë inferiorë ndaj askujt” - ka thënë Luciano Moggi.

Moggi përshëndeti dhe mijëra tifozët shqiptarë, të cilët mbushën stadiumin “Luigi Ferraris” dhe dolën në mbështetje të popullit të Genoas, të cilët pësuar nga përmbysjet e fundit. Ish-drejtuesi i Juventusit ka shkruar së fundmi edhe një libër, me titullin “Topin e sjell unë”, i cili do të botohet në shqip nga Shtëpia Botuese “Saras” dhe shumë shpejt do të prezantohet nga vetë ai në kryeqytetin shqiptar.

Të këshilluara

Ermir Lenjani drejt Gjermanisë?

Ermir Lenjani po shkëlqen me Kombëtaren shqiptare dhe këtë e kanë vërejtur klubet e ndryshme evropiane. Futbollisti kosovar e ka k...

20:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI