Flash

Zbulohet çfarë i tha Lorik Canës tifozi nga Cërriku që u fut në fushë (video)

Lapsi.al 20 November 2014
Zbulohet çfarë i tha Lorik Canës tifozi nga Cërriku

“Kam ardhur nga Cërriku, të lutem një autograf ose nuk dal që këtu”. Këto kanë qenë fjalët e tifozit që hyri në fushë gjatë takimit miqësor Itali – Shqipëri. Panorama sport shkruan se ai është Uliks Ademi (Bedhai), nga Cërriku. “I kërkova (portierit Berisha) të më jepte një autograf mbi flamurin tonë kombëtar. Berisha më tha: “Të lutem vëlla, largohu se do të na penalizojnë”. Në fakt, Etritin e pengonin edhe dorashkat për të shkruar në flamur. Por, unë nuk mund të largohesha pa marrë autografin. Më pas ai i drejtohet kapitenit të skuadrës Lorik Cana për një autograf, ndërsa ky i fundit nuk nguron t’ja plotësojë dëshirën në fushën e lojës. Cana, të lutëm dua një autograf për djalin tim mbi flamur, përndryshe nuk dal nga stadiumi! Kam ardhur nga Cërriku, të lutem dua vetëm një autograf!. Kapiteni kuqezi nuk ngurroi të ma realizonte ëndrrën, madje u përqafuam dhe ai më puthi. Kjo ka qenë gjëja më e bukur dhe emocionuese që kam përjetuar në jetën time” – deklaron Uliks Ademi (Bedhai) për këtë gazetë. Në takimin miqësor mes Italisë dhe Shqipërisë, ndeshja u ndërpre tri herë me nga pak sekonda diferencë për shkak të futjes së tifozëve shqiptarë në fushën e lojës, për ta takuar dhe përshëndetur lojtarët e kombëtares. Kjo u përshëndet edhe nga vendasit, ndërsa ndaj tifozëve nuk u morën masa ndëshkuese.

Të këshilluara

Ermir Lenjani drejt Gjermanisë?

Ermir Lenjani po shkëlqen me Kombëtaren shqiptare dhe këtë e kanë vërejtur klubet e ndryshme evropiane. Futbollisti kosovar e ka k...

20:31

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI