Shkodran Mustafi u jep fund diskutimeve që kanë të bëjnë me zgjedhjen e tij për të luajtur për përfaqësuesen e Gjermanisë dhe jo të Shqipërisë. "Jam më shumë shqiptar se gjerman. Në shtëpi flasim vetëm shqip. Tani jam shqiptari i parë kampion bote dhe njerëzit më shohin me tjetër sy. Nuk kam nevojë për luks, nuk dua makinën më të bukur, nuk dua lumenj parash. Dua thjesht të jem realist dhe normal. Të luaja me Gjermaninë nuk ishte vendim i lehtë. Por unë nuk doja të bëhesha heroi i një populli, doja thjesht të bëja karrierë, të arrija diçka. Prandaj dhe u largova që 14 vjeç nga shtëpia".
Netanyahu drejt humbjes së pushtetit?/ Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Benjamin Netanyahu përballet me një nga sfidat më të mëdha politike të viteve të fundit, pasi rivali i tij Gadi Eisenkot pri...