Flash

De Biassi për Italinë. Po nëse humbim çfarë duhet të ndodhë?

Lapsi.al 18 November 2014
De Biassi për Italinë. Po nëse humbim çfarë duhet

Shqipëria do të zbresë sot në "Luigi Ferraris" të qytetit të Gjenovës, ku do të ndeshet me Italinë në një miqësore që merr vlera historike pasi është hera e parë që Kombëtarja ndeshet zyrtarisht me të kaltrit, një sfidë që është ëndërruar gjithnjë nga tifozët 
shqiptarë. Skuadra jonë Kombëtare ka arritur pasditen e djeshme në Gjenovë, ku edhe ka kryer stërvitjen e fundit përpara takimit të ditës së sotme. Klima në Gjenovë është e mirë pas stuhive të ditëve të fundit, ndërsa në stadium do të jetë edhe më e zjarrtë falë mbështetjes së mbi 10 mijë tifozëve kuqezinj, të cilët kanë prenotuar një vend në stadium për këtë ndeshje. Gianni de Biasi ka bërë të ditur se përballja me përfaqësuesen e Italisëdo t’i shërbej Kombëtares shqiptare për të fituar eksperiencë.

Gianni de Biasi ka bërë të qartë në një intervistë për Panorama Sport se kundër Italisë pritet të luajë me të njëjtën skemë, ashtu siç ka bërë sistematikisht në ndeshjet e këtyre muajve të fundit.

Mister, çfarë ndeshjeje prisni kundër Italisë?

Një ndeshje për të fituar eksperiencë. Mendoj se ndeshja do të na shërbejë ne, po aq sa edhe Italisë në aspektin e përmirësimit të mëtejshëm.

Pas Beogradit, ju është dashur ndonjëherë të prisni kaq shumë në një aeroport?

Kushtet atmosferike na krijuan goxha problem këtu në Itali, por për fat të keq ato nuk varen nga vullneti ynë.

Duka u duk i mërzitur pas barazimit dhe deklarata e tij kishte nota kritike, pasi ishte i mendimit se skuadra mbyllet shumë në pjesën e dytë. Ju si mendoni?

E pashë Dukën të lumtur në dhomat e zhveshjes. Ndoshta, ashtu si të gjithë ne, dëshironte ta fitonte atë ndeshje, sepse po përballeshim me një gjigant të futbollit botëror. Megjithatë, kur situata ishte ftohur disi, e kuptoi se sa e bukur dhe se sa e mirë kishte qenë paraqitja e skuadrës tonë.

Pasi mundët Norvegjinë, Portugalinë dhe pasi barazuat me Francën, tani njerëzit janë të bindur se kemi një skuadër të madhe. A ju shqetëson ky fakt?

Njerëzit ndryshojnë mendim shpejt, por ne duhet të bazohemi te gjëra konkrete dhe te dy elemente që për mua janë thelbësore: puna në fushën e lojës dhe aspekti psikologjik. Duhet të jemi të zotë në këto dy elemente për të qenë rezistentë dhe për mos u zhbalancuar.

Sa telefonata keni marrë tani nga miqtë tuaj, si edhe nga gazetarët italianë?

Shumë! Pafundësisht! Por të gjitha kanë qenë për t’i bërë komplimente skuadrës për rezultatet e këtyre muajve të fundit.

Çfarë ndodh nëse e mundni Italinë?

Nuk ndodh asgjë nëse mundim Italinë. Por nëse fatkeqësisht nuk do të arrinim ta mundim, çfarë duhet të ndodhë?

Si do të luajmë kundër Italisë?

Ashtu siç kemi bërë nga 7 shtatori i këtij viti. Duhet të luajmë me inteligjencë duke e respektuar kundërshtarin tonë dhe duke tentuar ta mundim atë, kushdo qoftë ai.

Si ndiheni tani që edhe disa nga kritikët tuaj (ish-trajnerë të Kombëtares) ju kanë përgëzuar për punën dhe për rezultatet?

Ndihem si më parë, i bindur se duke punuar gjatë dhe me përkushtim rezultatet nuk do të mungojnë. Megjithatë, pa mbështetjen dhe pa kontributin e të gjithëve, nuk mund të shkohet larg.

Të këshilluara

Milan kërkon Sneijder

Mesfushori holandez, Ëesley Sneijder, mund të rikthehet për të luajtur edhe një herë në Serie A, por jo tek Interi. Sipas Cor...

16:35

Fotolajm/ Del Piero falënderon shqip

Ish-futbollisti i Juventusit, Alesandro Del Piero,  postoi një foto në rrjetet sociale ku falënderonte të gjithë fansat e tij t&eu...

18:29

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI