Ballist Morina ka përgatitur një befasi për sfidën e radhës të Kombëtares shqiptare. Tifozi kuqezi i cili lëshoi mbi Beograd dronin tashmë të famshëm, ka menduar një ide tjetër për sfidën Itali-Shqipëri. Ballisti përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se do ta vendos një flamur të madh shqiptar mu në vendin ku katër vjet më parë Ivan Bogdanov e dogji atë. “Të nderuar Bashkatdhetar, ky flamur në ndeshjen Itali-Shqipëri do të kërkohet të vëhet në të njëjtin vend ku u djeg flamuri Shqiptar 4 vite më parë”. “Ftoj të gjithë tifozët të më mbështesin. Rroftë Shpirti i Shqiptarit”, ishte postimi i shkruar ballisti në rrjetin social facebook. Në flamur gjithashtu pritet të shkruhet: “Unë jam kthyer për urryesit, më i fortë se kurrë. 12/10/2010 – 14/10/2014”./gazetaEkspress/
Netanyahu drejt humbjes së pushtetit?/ Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Benjamin Netanyahu përballet me një nga sfidat më të mëdha politike të viteve të fundit, pasi rivali i tij Gadi Eisenkot pri...