Flash

Fund i patriotizmit me leje. Shaqiri e harron shqiponjën

Lapsi.al 17 November 2014
Fund i patriotizmit me leje. Shaqiri e harron shqiponjën

Xherdan Shaqiri e harroi shqiponjën. Megjithëse në fundjavën që shkoi ai arriti të shënojë dy gola kundër Lituanisës, duke marrë edhe nota të larta për paraqitjen e tij, ai festoi në të gjitha mënyrat, por jo si shumëkolegë të tij që bënin simbolin e shqiponjës dykrenore pas shënimit të golave. Kështu patriotizmi me leje morri fund. Që para ndeshjes kundër Litruanisë federata zvicerane u kishte komunikuar futbollistëve të saj se nuk do lejoheshin të festonin me shqiponjë nëse shënonin gol. "Unë nuk kam dashur të lëndoj apo të fyej ndokënd me këtë përshëndetje. Ky ishte një veprim spontan. Doja të përshëndesja familjen time. Edhe si një fëmijë isha i impresionuar nga shqiponja dy krenare e flamurit shqiptar”  - pati thënë Pajtim Kasami pasi i tërhoqën vrejtjen për mënyrën se si e festoi golin kundër Juventusit. Tani edhe Xherdani e ka mësuar mësimin.  Megjithëse ka qenë pjesë e së paku gjysmës së suksesit (2 gola në fitoren 4 me 0 kundër Lituanisë) atij as nuk i ka shkuar mendja të ribënte simbolin me të cilin krenoheshin prindrit e tij.

Të këshilluara

Fotolajm/ Del Piero falënderon shqip

Ish-futbollisti i Juventusit, Alesandro Del Piero,  postoi një foto në rrjetet sociale ku falënderonte të gjithë fansat e tij t&eu...

18:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI