Flash

Duka për SkySport24: De Biasi ndryshoi futbollin tonë

Lapsi.al 17 November 2014
Duka për SkySport24: De Biasi ndryshoi futbollin tonë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka dhënë një inetrvistë në studiot e SkySport24 ku foli për miqësoren me Italinë që zhvillohet të martën në mbrëmje.

“Për ne kjo ndeshje do të jetë e para me të kaltrit (Italinë) dhe do të jetë ndeshje bamirësie. Sigurisht do jetë një ndeshje e vështirë” – tha numri një i futbollit shqiptar – “Për këtë duhet të jemi të përgatitur për të bërë një paraqitje sa më të mirë.” Më pas Presidenti Armando Duka foli edhe për teknikun e përfaqësueses, italianin Gianni De Biasi.

“Eshtë një trajner i mirë. Prej tre vitesh është me ne dhe e ka ndryshuar shumë futbollin tonë. Eshtë një person korrekt dhe jemi shumë të kënaqur me punën e tij.” Pa diskutim pjesë e pyetjeve rreth Presidentit Duka, nuk kishte si mos të ishte edhe çështja e ndeshjes Serbi-Shqipëri.

“Kemi përjetuar diçka që s’ka lidhje aspak me futbollin – tha Duka rreth ndeshjes së 14 tetorit – Atë mbrëmje mendonim vetëm sesi të ktheheshim në shtëpi. Njerëz u hodhën në fushë dhe goditën lojtarët tanë, nuk kishte siguri, nuk mund të luhej më futboll. Mbase me aq sa u transmetua nëpërmjet kamerave nuk u pa realisht ajo çka ngjau, por mund t’iu them se kisha të paktën 20 policë rreth meje dhe kërkova që të shkoja dhe të shihja lojtarët në dhomat e zhveshjes, por kjo nuk mu lejua sepse gjendja ishte e rrezikshme dhe mu tha se mund të rrezikoja jetën. Sa për objektivin që kemi si përfaqësuese, ne nuk kemi diskutuar kurrë një Botëror apo Evropian, kështu që shpresojmë që t’ia arrijmë që të luajmë në Francë.”/asport.info/

Të këshilluara

Fotolajm/ Del Piero falënderon shqip

Ish-futbollisti i Juventusit, Alesandro Del Piero,  postoi një foto në rrjetet sociale ku falënderonte të gjithë fansat e tij t&eu...

18:29

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI