Flash

Rrëfimi i i Ermir Lenjanit/ Më kërkojnë klube në Gjermani, Itali dhe Angli

Lapsi.al 15 November 2014
Rrëfimi i i Ermir Lenjanit/ Më kërkojnë klube në

Një nga lojtarët që e ka fituar me meritë dhe me punën e tij vendin në kombëtaren e futbollit është fjalëpaku Ermir Lenjani. Tifozët janë gjetur edhe një nofkë për të dhe kanë mjaftuar vetëm pak ndeshje që ai të kthehet në një idhull për shumë të rinj në futboll.

Tifozët e quajnë “Di Maria i Shqipërisë” lojtarin që nuk resht së vrapuari, i shkëlyer në prapavijë dhe i pandalshëm dhe i rrezikshëm në sulm. Gjithmonë ne vendin e duhur në momentin e duhur. Dëgjon me vëmendje porositë e trajnerit dhe gjithomë pret momentin për të shpërthyer në kundërsulm. Preferon të gjuajë nga distanca dhe në këtë mënyrë ka shënuar golin e tij të parë me kombëtaren me Danimarkën në “Elbasan Arena”. Mesa duket paraqitjet e tij kanë zgjuar interesin e klubeve më të dëgjuara në ligat më të forta të Europës.

Është vetë Lenjani që zbulon për portalin “Asport.info” se është në kërkim për tu larguar nga ekipi zviceran i St Gallen nga ekipe në Bundesliga, Serie A apo dhe Premier League. Për këtë arsye ai ka vendosur të largohet nga St.Gallen, por kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer zviceranëve që ndeshjet e fundit nuk e aktivizojnë qëllimisht. “Nuk do e vazhdoj kontratën me St.Gallen. Në merkaton e ardhshme ose maksimalisht në verë do ndërroj ekip, prandaj dhe në ndeshjet e fundit nuk jam aktivizuar nga trajneri. Nuk mund ti them ekipet që më kanë kërkuar, por do ti shqyrtoj me manaxherin dhe do bëj zgjedhjen më të mirë për mua. Kë preferoj? Bundesliga ose Premier League” - tha ai. /lapsi.al/

Të këshilluara

Mavraj: Rezultat fantastik

Autori i golit për Shqipërinë në miqësoren me Francën, Mërgim Mavraj shprehet i kënaqur me rezultatin e marrë n&eum...

08:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI