Flash

Mancini: Kthehem për të fituar, por nuk kam shkop magjik

Lapsi.al 15 November 2014
Mancini: Kthehem për të fituar, por nuk kam shkop magjik

“Kjo mund të jetë një tjetër histori e bukur”. Këto ishin ndër fjalët e para të Roberto Mancini-t në konferencën e parë për shtyp si trajneri i ri i Interit. Por nuk harron të shtojë: “nuk kam shkop magjik, por është thelbësore që të rikthehemi tek fitorja. Me këtë skuadër mund të punohet mirë, por duhet të reagojmë shpejt. Në futboll nuk ka kohë”. 

Mancini kërkon nga skuadra që të japë 200 %. Pra, thjesht po u kërkon lojëtarëve që për të qenë në skuadrën e parë, duhet të japin gjithçka.  

 

Ai tregon se telefonatën e parë për t’u kthyer në drejtimin e Interit e ka marrë mbrëmjen e të enjtes. Pyetjes së çfarë e bindi që të kthehej, i përgjigjet: “Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të rikthehesha. Më shpjeguan projektin dhe më pëlqeu. Mendoj se do të jetë një histori e bukur. Besoj në këtë projekt, përndryshe nuk do të kisha pranuar. Duhet të fitojmë duke punuar”. 

 

Për ish -trajnerin e Interit, Mazzarri-n, thotë se është një teknik i mirë. Plot fjalë të mira tha edhe për Massimo Moratti-n, presidentin e nderit. Tregoi se kishte biseduar me të në telefon dhe se i kishte thënë që ishte i lumtur që Mancini po kthehej për të drejtuar skuadrën. “Moratti ka bërë historinë e Interit, është ai babai i këtij klubi”, -tha Mancini.

 

Të këshilluara

Mavraj: Rezultat fantastik

Autori i golit për Shqipërinë në miqësoren me Francën, Mërgim Mavraj shprehet i kënaqur me rezultatin e marrë n&eum...

08:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI