Flash

De Biasi: U nxeha tek goli i tyre. Rezultati, historik!

Lapsi.al 15 November 2014
De Biasi: U nxeha tek goli i tyre. Rezultati, historik!

Trajneri Gianni de Biasi duket i kënaqur me lojën e Kombëtares shqiptare në barazimin 1-1 ndaj Francës të luajtur në Renne. Sipas italianit ky është barazim historik për kuqezinjtë.

“Kam thënë para ndeshjes se do të luanim për fitore, por edhe i jam druajtur goleadës, duke pasur parasysh nivelin e Francës. Tani e them me siguri që nëse do të luanim për barazim, rrezikonim ta humbnim ndeshjen. Barazuam dhe ky është një rezultat historik i Shqipërisë në përballjet me francezët. Skuadra ime zhvilloi një ndeshje shumë të mirë” - deklaroi De Biasi.

“Franca luante me katër sulmues, ndaj ne morëm masat tona, duke vendosur tre lojtarë në qendër. Kërkuam të kishim superioritet numerik. Qëllimi im si trajner ishte të mos tërhiqeshim, por t’i sulmonim. Mund ta kishim ruajtur golin e Mavrajt deri në fund, por fatkeqësisht pësuam një gol edhe për gabimin tonë. Kjo më nxeh deri diku” - shtoi ai. /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI