Flash

Danimarka mposht Serbinë, ngjitet në krye të grupit tonë (tabela)

Lapsi.al 15 November 2014
Danimarka mposht Serbinë, ngjitet në krye të grupit tonë

Serbia ka pësuar humbje në shtëpi nga Danimarka me rezultat 3 me 1, duke mbetur në fund të tabelës në Grupin I, ku gjendet edhe Shqipëria. Serbia kaloi në avantazh që në fillim të pjesës së parë, por në të dytën mori fund shpresa për një fitore pasi danezët shënuan 3 gola të shpejtë. Zoran Tosiç realizoi në minutën e katërt, ndërsa përmbysjsa e serbëve nisi në minutën e 60 kur realizoi “legjenda” daneze Nicolas Bendtner. Dy minuta më vonë realizoi mbrojtësi Simon Kjaer, kurse për golin e tretë u kujdes përsëri Bendtner. Takimi u luajt pa tifozë për shkak se Serbia është e dënuar pas ndeshjes me Shqipërinë.

Në takimin tjetër, Portugalia shënoi një fitore minimale 1-0 ndaj Armenisë. Për portugezët shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 72-të. Portugalia ngjitet kështu në vendin e dytë duke lënë Shqipërinë në të tretin.  Me këtë gol Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve për kampionatet europiane.

Ai ka shkuar në kuotën e 23 golave të realizuar deri më tani, një më shumë sesa ish sulmuesi i Danimarkës, John Dahl Tomason. /lapsi.al/

Të këshilluara

Mavraj: Rezultat fantastik

Autori i golit për Shqipërinë në miqësoren me Francën, Mërgim Mavraj shprehet i kënaqur me rezultatin e marrë n&eum...

08:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI