Flash

Rrëfimi i babait: Historia e Danielit, djalit nga Peqini që u shpall kampion botëror i dyfishtë

Lapsi.al 14 November 2014
Rrëfimi i babait: Historia e Danielit, djalit nga Peqini që u shpall

“Garën e Danielit e pashë në shtëpi. Para konkurimit kisha disa ftesa nga miq dhe dashamirës për ta ndjekur me ta, por me gjithë dëshirën e tyre, qëndrova në shtëpi, pranë familjes. Kjo mbase edhe prej emocioneve, pasi e ndieja se Danieli do bënte një konkurrim shumë dinjitoz”. Kështu tregon Sulejman Godelli i ati i kampionit që ka fituar 2 medalje ari në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, në Kazakistan. Në Peqin, aty ku jetojnë prindërit e Danielit, që është shpallur kampion bote në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh, mbretëron një gjendje e vecantë. Sulejmani ka qëndruar në shtëpi sepse e kishte një parandjenjë.” Të them të drejtën, e prisja. Jo vetëm nga dëshira si babai i tij, por edhe prej rezultateve që kishte arritur para kampionatit botëror. Kishte punuar për një kohë të gjatë me shumë seriozitet dhe besim për këtë kompeticion. E dija që do arrinte të ishte në zonën e medaljeve. Pse jo, edhe të shpallej kampion bote. Kisha një besim brenda vetes se do ia dilte dhe ashtu bëri” thotë ai. Ndërsa flet ai është i rrethuar nga gjithë trofetë që i biri ka fituar ndër vite (foto lart).

Të gjitha këto, kupa apo foto, janë kujtimet më të bukura të karrierës së tim biri. i shikoj përditë dhe lumturohem kur vërej se ato shtohen gjithnjë e më shumë. Por, sigurisht që medalja më e bukur do jetë ajo që fitoi në Kazakistan. Nuk e kishte arritur asnjë tjetër më parë një gjë të tillë” flet i emocionuar ai si një baba që ka sakrifikuar shumë për talentin e të birit.

Sulejman Godelli

 “Unë i kam qëndruar gjithnjë pranë që kur ishte 9 vjeç. Atëherë e nisi sportin dhe unë e kuptova se kishte shumë talent. Kemi sakrifikuar me të vërtetë shumë si familje, me të gjitha mundësitë që kemi pasur, por ia ka vlejtur gjithçka. E nisi në Peqin, më pas me mundime e çuam në Tiranë, ku vazhdoi karrierën dhe është përkushtuar në maksimum. Ka bërë gjithçka për të shpërblyer besimin që kemi pasur te Danieli dhe sot (dje) është dita që na dha dhuratën më të madhe. Do vijë në shtëpi si më i miri në botë”. Por pas krenarisë vijnë edhe problemet financiare. Kur Sulejmani ka marrë vesh se për këtë fitore djalit të tij Danielit do ti akordohen 100 milionë lekë si shpërblim, ai nuk e ka përmbajtur dot gëzimin. Ai tashmë e di se ckërkon nga i biri që prej vitesh jeton në Tiranë: “Do ishte fitore e madhe për ne që ai të arrijë të blejë një shtëpi në Tiranë. Kjo do e rregullonte jetën e tij, meqenëse jeton atje” ka qenë dëshira e të atit që do të vazhdojë të jetojë në Peqin, mes trofeve të të birit, dhe njohjes që po i vjen prej tij, pas kaq e kaq sakrificash. 

Të këshilluara

Ronaldo: Messi, ai bir k*rve”!

Nëse dikush tek Real Madrid përmend emrin e Lionel Messit në prani të Cristiano Ronaldos, ky i fundit e ka një nofkë goxha ofendue...

20:21

Meha shpërthen kundër De Biasit

Futbollisti i kombëtares së futbollit Alban Meha ka mbetur i zhgënjyer me trajnerin Gianni de Biasi, i cili nuk e ka grumbulluar për dy ndes...

20:04

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI