U kanë bërë një pritje të bukur në aeroportin “Nënë Tereza” kampionëve të peshëngritjes që shkëlyen në kampionatin Botëror të Kazakistanit. Daniel Godelli e Romela Begaj janë pritur nga drejtues të Klubit Tirana dhe tifozët e Tirona Fanatic.
Peshëngritësi Daniel Godelli u shpreh se në Kazakistan përmbushi qëllimin që i kishte vënë vetes.
“Ju falënderoj për pritjen, për gjithë mbështetjen gjatë gjithë kësaj kohe. I vumë një qëllim vetes dhe e arritëm, jemi shumë të lumtur. Shpresojmë që garën tjetër të kualifikojmë dhe pjesën tjetër të ekipit. Jam djersitur, se më shumë vuaj këtu se para pedanës”- tha kampioni.
Ndërsa peshëngritësja Romela Begaj theksoi se, “Ka qenë një mbështetje shumë e madhe. Është bërë një punë shumë e madhe është historia e peshëngritjes që është vënë në Shqipëri për herë të pare”.
Daniel Godelli u shpall kampion bote në peshëngritje, në stilin e shtytjes dhe dygarësh, ndërsa shtangistja e njohur shqiptare, Romela Begaj, fitoi medalje të artë në stilin e shkëputjes, duke lënë pas vetes peshëngritëse me emër në arenën ndërkombëtare.


