Flash

Futbollistët serbë që shndërruan në tradhëtarë anëtarët e delegacionit shqiptar

Lapsi.al 14 November 2014
Futbollistët serbë që shndërruan në

Pjestarët e delegacionit shqiptar që shoqëronin në Beograd kryeministrin Rama (kryesisht gazetarë dhe biznesmenë) janë ndeshur papritmas në hotel Hayatt me futbollistët e kombëtares serbe që ishin të grumbulluar në të njëjtin hotel për ndeshjen eleminatore të radhës. Ndryshe nga sa pritej ata u bënë shumë miq në mbrëmjen e së hënës që shkoi sic e tregojnë edhe fotot e mëposhtme. Këtë ngjarje e ka treguar për gazetën Tema edhe gazetari Mero Baze (në foto me futbollistët Ivanovic dhe Mitrovic dhe me biznesmenët Hasan Hafizi dhe Ramë Geci). I vetmi që refuzoi të bëjë foto ishte Baton Haxhiu, që nuk lëvizi nga vendi, sepse po pinte një gotë verë me dy gazetarë serbë. Ja teksti i plotë Bazes:

"Ndërsa rrinim në hollin e hotel Hyatt në Beograd, në mbrëmjen e 10 nëntorit, një nga biznesmenët shqiptarë, Theodhori Ngjela, pikasi krah nesh dy futbollistët e kombëtares serbe, kapitetin Ivanoviç, i cili, siç është shprehur kapiteni ynë Cana, është treguar shumë qytetar me futbollistët tanë, dhe Mitroviçin, “sherrxhiun” që na uli dronin dhe donte të shqyente posterin. Meqë na kishte ikur dita me sherr me serbët, duke u zënë dy kryeministrat, thamë të pajtohemi me ata që e nisën sherin. Kombëtarja ishte në një hotel me ne, e grumbulluar për ndeshjen me Danimarkën pa tifozë, për shkak të sherrit të dronit. Theodhoriu shkoi i pari, u prezantua, dhe ata pranuan të bënin fotografi me ne. Natyrisht në fund dhe i qerasëm".

Gjergj Luca me dy futbollistët

Theodhori Ngjela me ta

Dhe Andi Bushati

 

 

 

Të këshilluara

Ronaldo: Messi, ai bir k*rve”!

Nëse dikush tek Real Madrid përmend emrin e Lionel Messit në prani të Cristiano Ronaldos, ky i fundit e ka një nofkë goxha ofendue...

20:21

Meha shpërthen kundër De Biasit

Futbollisti i kombëtares së futbollit Alban Meha ka mbetur i zhgënjyer me trajnerin Gianni de Biasi, i cili nuk e ka grumbulluar për dy ndes...

20:04

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI