Flash

De Biasi: Ja pse nuk e grumbullova Alban Mehën

Lapsi.al 12 November 2014
De Biasi: Ja pse nuk e grumbullova Alban Mehën

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka reaguar ndaj pakënaqësisë së futbollistit Alban Meha dhe trajnerit të tij të Paderbornit në Bundesligë. De Biasi ka dhënë arsyet se përse Meha nuk është thirrur për dy miqësoret kundër Francës dhe Italisë, duke evituar polemikat si me mesfushorin kosovar që ka mbetur i habitur nga vendimi i italianit, ashtu dhe me teknikun e Paderbornit që është befasuar se si futbollisti i tyre ka mbetur jashtë ekipit, pasi tani gëzon formë të mirë.

”Kur kanë kaluar 11 ndeshje nga kampionati gjerman, Meha nuk ka luajtur në 5 të parat, ndërsa në të gjashtën u aktivizua vetëm 12 minuta. Kur e grumbullova për Danimarkën dhe Serbinë e kuptova që nuk ishte në kondicionin e duhur fizik”, ka deklaruar De Biasi.

“Tani po luan në vazhdimësi dhe ka shënuar një gol por nuk besoj se është në gjendje të mirë me vetëm 150 minuta aktivizim. Meqë këto janë dy miqësore mendova për të mirën e klubit, lojtarit dhe kombëtares, por dikush te Paderborn është ankuar. Gjithsesi ky është problemi i tyre”, theksoi ai. 

Të këshilluara

Ronaldo: Messi, ai bir k*rve”!

Nëse dikush tek Real Madrid përmend emrin e Lionel Messit në prani të Cristiano Ronaldos, ky i fundit e ka një nofkë goxha ofendue...

20:21

Meha shpërthen kundër De Biasit

Futbollisti i kombëtares së futbollit Alban Meha ka mbetur i zhgënjyer me trajnerin Gianni de Biasi, i cili nuk e ka grumbulluar për dy ndes...

20:04

Milan kërkon Taulant Xhakën

Taulant Xhaka po bëhet gati të kalojë famën e vëllait të tij, Granitit, pasi për mesfushorin e talentuar të kombëta...

10:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI