Flash

Daniel Godelli bën historinë. Shikoni garën e tij të plotë (video)

Lapsi.al 12 November 2014
Daniel Godelli bën historinë. Shikoni garën e tij të

Daniel Godelli është tashmë në majën e peshëngritjes botërore. Ai u shpall kampion bote në kampionatin i cili po zhvillohet në Almaty të Kazakistanit. Djaloshi nga Peqini ka triumfuar jo vetëm në stilin e shkëputjes por edhe në dy garësh.

Pasi siguroi medaljen e artë në shkëputje me 171 kg, ai u tregua i mahnitshëm edhe në shtytje ku arriti të ngrinte 198 kg duke siguruar titullin e kampionit të botës 369 kg të ngritura në të dyja garat.

Godelli tentoi të thyente rekordin botëror duke vendosur në shtangë 211 kg, por nuk ia doli dot. 22 vjeçari tha se në stërvitje e kishte arritur ta thyente edhe rekordin por kjo mbetet për më vonë.

I dyti u rendit kinezi Guoshin, ndërsa Erkand Qerimaj pas vendit të 5-të në shkëputje nuk arriti të klasifikohej në shtytje pasi dështoi në të treja provat.

Godelli vjen në atdhe me 3 medalje nga ky botëror, dy ari dhe një argjendi në shtytje.

Për herë të parë Shqipëria ka një kamion bote në dygarësh. /lapsi.al/

Të këshilluara

Ronaldo: Messi, ai bir k*rve”!

Nëse dikush tek Real Madrid përmend emrin e Lionel Messit në prani të Cristiano Ronaldos, ky i fundit e ka një nofkë goxha ofendue...

20:21

Meha shpërthen kundër De Biasit

Futbollisti i kombëtares së futbollit Alban Meha ka mbetur i zhgënjyer me trajnerin Gianni de Biasi, i cili nuk e ka grumbulluar për dy ndes...

20:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI