Flash

Milan kërkon Taulant Xhakën

Lapsi.al 11 November 2014
Milan kërkon Taulant Xhakën

Taulant Xhaka po bëhet gati të kalojë famën e vëllait të tij, Granitit, pasi për mesfushorin e talentuar të kombëtares shqiptare po interesohen shumë klube të njohura në Europë, mes të cilëve edhe Milani. Ky zë i merkatos qarkullonte prej disa ditësh në mediat shqiptare dhe kosovare, por konfirmimi për këtë lajm të rëndësishëm për futbollistin kuqezi e ka dhënë babai i tij, Ragip Xhaka, i cili ka bërë të ditur se 23-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e Filipo Inzagit.

Në një intervistë për “RTK”, babai i futbollistit, Ragip Xhaka, ka konfirmuar këtë interesim të një prej klubeve më të njohura në botë. “Po, është e vërtetë, për Taulantin interesohet Milani, ashtu si edhe klube të tjera. Mund të them se trajneri i Milanit, Filipo Inzagi, është interesuar personalisht për të, pasi është një futbollist që e pëlqen për Milanin” - tha ai, duke konfirmuar të gjithë zërat e merkatos. Ragip Xhaka menaxhon të dy djemtë e tij në çdo negociatë apo kontakt me klube të ndryshme, ndaj një deklaratë e tillë e drejtpërdrejtë lë pak vend për dyshime rreth seriozitetit të interesimit të Milanit për futbollistin e kombëtares shqiptare të futbollit.

Taulant Xhaka ka një kontratë deri në qershorin e vitit 2015 me Bazelin, ndaj kostoja e transferimit të tij që në janar, nuk do të jetë shumë e lartë.

Të këshilluara

Merkel dekoron Shkodran Mustafin

Kancelaria gjermane, Angela Merkel ka organizuar një ceremoni speciale në pallatin “Bellevue” për përfaqësuesen e futbollit...

20:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI