Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Serbi-Shqipëri, UEFA u shpjegon federatave vendimin

Lapsi.al 5 November 2014
Serbi-Shqipëri, UEFA u shpjegon federatave vendimin

Federata Serbe e Futbollit (FSS) ka bërë të ditur se ka marrë interpretimin juridik të vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA-së në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri, ndërkohë që ka bërë të ditur se interpretimi i vendimit është dërguar nga UEFA dhe në Federatën Shqiptare të Futbollit. Lapsi.al pyeti pranë FSHF nëse edhe ka mbërritur ne Tiranë arsyetimi i UEFA por drejtusit e futbollit shqiptar thanë se nuk ka ende asnje leter nga UEFA.

Gjithsesi, pala serbe siç shkruan e përditshmja “Kurir” nuk ka informacion në lidhje me arsyen se përse Shqipëria e humbi ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, por shpjegon arsyet e ndëshkimit për Federatën Serbe të Futbollit.

“Kemi marrë një shpjegim prej 24 faqesh, duhet të shqetësohemi më shumë me pasojat por shkaku kryesor është ndërprerja e ndeshjes dhe droni me një përmbajtje politike. Në shpjegimin që i është dhënë Federatës Serbe të Futbollit nuk thuhet se përse Shqipëria humbi ndeshjen, ky shpjegim është adresuar në Tiranë” - ka deklaruar zv.sekretari i Federatës Serbe, Nebojsa Ivkovic

“Sa për dënimin tonë, tre pikët na janë zbritur siç referohet për futjen e fansave në fushë, hedhjen e mjeteve piroteknike, futja e stolave në fushë dhe hyrja e Ivan Bogdanov në terrenin e lojës. Skuadra jonë ligjore po punon për apelimin. Duke filluar nga sot kemi 5 ditë kohë për të shkruar një ankesë dhe t’ia dërgojmë atë Komisionit të Apelit të UEFA-s” - theksoi ai.

Të këshilluara

Kakà ndahet nga gruaja

Thashethemet për fundin e martesës së Kakà dhe gruas së tij Caroline Celico u shpërndanë që verën e kaluar kur lo...

11:56

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI