Flash

Adriano rrezikon 25 vjet burg për trafik droge

Lapsi.al 5 November 2014
Adriano rrezikon 25 vjet burg për trafik droge

Telashe dhe çfarë telashesh për Adrianon. Sulmuesi është denoncuar nga ministria e shtetit në Rio De Janeiro për trafik droge dhe bashkëpunim me në grupe të trafikut të narkotikëve. Ai rrezikon 25 vjet burg. Për brazilianin që është në tratativa për të veshur bluzën e “Le Havre” nuk ka paqe. Kjo akuzë mund ta pengojë të kthehet në fushën e lojës. Për momentin ish-lojtarit të Inter, Roma, Parma dhe Fiorentina nuk i është marrë pasaporta derisa nuk ekziston mundësia e arratisjes. Gjithsesi nuk është thënë që kjo të mos aplikohet. Procedimi nisi pas një hetimi të policisë që filloi me ndjekjen e një motori të nisur nga “Imperatori” për një bos të trafikut të drogës në Villa Cruzeiro. Kjo nisis hetimet edhe ndaj lojtarit. /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI