Flash

Champions League, Real Madrid dhe Borussia Dortmund sigurojnë kualifikimin

Lapsi.al 4 November 2014
Champions League, Real Madrid dhe Borussia Dortmund sigurojnë kualifikimin

Reali Madrid dhe Borussia Dortmund sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër të Champions League falë fitoreve të arritura mbrëmjen e së martës. “Mbretërorët” shkojnë më tej pas fitores minimale 1-0 Liverpulin me gol të Benzema. Në sfidën tjetër të Grupit B, Bazeli ka fituar thellë 4 – 0 me Ludogoretsin duke u ngjitur në vendin e dytë. Goli i tretë u shënua nga sulmuesi i Kombëtares sonë, Shkëlzen Gashi.

Borusia Dortmundit ka vijuar fitoret në Çempions duke mundur 4 – 1 Gallatasarain duke i dhënë ekipit gjerman kualifikimin për në fazën tjetër. Në këtë grup Arsenali ka befasuar duke barazuar 3 – 3 takimin me Anderletin duke shtyrë për sfidën tjetër çështjen e kualifimit.

Në grupin A, Juventus ka zgjuar shpresat për tu kualifikuar në fazën tjetër pas fitores së vështirë me vështirësi 3-2 përballjen me grekët e Olimpiakos në Torino. Në sfidën tjetër Atletiko Madrid ka mbajtur vendin e parë në Grupin A falë fitores 2 – 0 në fushën e Malmo.

Në Grupin C, Bajer Levekuseni ka mundur me rezultatin 2 – 1 Zenitin, ndërsa takimi Benfika ka mundur me rezultatin 1 – 0 Monakon. /lapsi.al/

Të këshilluara

City fiton derbin e Manchester

Manchester City ka mposhtur sot ‘Djajtë” e Unitedit me rezultatin 1-0. Goli i shënuar nga Aguero në minutën e 64′ ka mbetu...

16:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI