Flash

Triumfon Bayern, Borussia “rrezikon” rënien nga Bundesliga (video)

Lapsi.al 1 November 2014
Triumfon Bayern, Borussia “rrezikon” rënien nga Bundesliga

Bayern Munich mposhti Borussia Dortmund me rezultat 2:1 në javën e dhjetë të Bundesligës. Ekipi i Pep Guardiolas fitoi duke përmbysur rezultatin pasi pjesën e parë e mbylli me humbje. Ekipi i Jurgen Klopp e mbylli pjesën e parë me avantazh prej 0:1 me golin e realizuar nga Marco Reus në minutën e 31. Barazpesha u vendos në minutën e 72 kur Robert Lewandowski barazoi rezultatin në 1:1. Fitoren vendasve ua siguroi Arjen Robben, me një penallti 4 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Pas kësaj fitore, Bayern Munich është ngjitur në kuotën e 22 pikëve, 4 më shumë sesa Wolfsburg që gjendet në vendin e dytë të Bundesligës.

E habitshme, por Borussia Dortmund është shumë keq në renditje, madje në këtë pikë duket sikur ekipi i Jurgen Kloppit rrezikon rënien nga kategoria. Borussia gjendet në vendin e 16-të në renditje me vetëm 7 pikë. Në 5 takimet e fundit regjistron 4 humbje dhe 1 barazim.

Të këshilluara

Dënimi i UEFA/Kur vendoset për Shqiperinë?

Federata Shqiptare e Futbollit brenda 25 ditëve do të mësoj nëse Komisioni i Apelit do ta rrëzoj apo do ta lërë në fuqi vendimin e Komisionit Disiplinor për nde...

23:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI