Flash

Cana: E vërteta e “aksidentit” tim me makinë

Lapsi.al 1 November 2014
Cana: E vërteta e “aksidentit” tim me makinë

Disa media online përhapën të shtunën në mesditë lajmin se Kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana ka kryer një aksident dhe është në gjendje të rëndë. Ato “citonin” mediet italiane, por në fakt asnjëra prej tyre nuk e kishte një lajm të tillë. Ky lajm duket se ka krijuar alarm deri tek familjarët e tij. Për këtë futbollisti i Lacios është detyruar të bëjë një sqarim në faqen e tij zyrtare në Facebook ku ai shkruan: “Përshëndetje! Shumë media shqiptare jo profesionale kanë përhapur dezinformata, Lorik Cana nuk ka pësuar asnjë aksident” - thuhet në profilin zyrtar të Canës.

Duket se ethet e klikimeve në rrjetet sociale kanë shtyrë “gazetarë” të papërgjegjshëm të fabrikojnë edhe lajme të tilla krejt pa kripë./lapsi.al/

 

Të këshilluara

Dënimi i UEFA/Kur vendoset për Shqiperinë?

Federata Shqiptare e Futbollit brenda 25 ditëve do të mësoj nëse Komisioni i Apelit do ta rrëzoj apo do ta lërë në fuqi vendimin e Komisionit Disiplinor për nde...

23:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI