Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Donis Avdiaj aksident në një garë të paligjshme, rrezikon karrierën

Lapsi.al 29 October 2014
Donis Avdiaj aksident në një garë të paligjshme, rrezikon

“Nëse Donis Avdiaj do të vazhdojë në këtë rrugë, atëherë ai e ka shkatërruar karrierën e tij përpara se ajo të fillojë”. Këto janë fjalët e gazetës gjermane “Bild” për një nga talentet e skuadrës së Schalke 04 dhe që ka një klauzolë prej 49 milionë euro në kontratë. Ai ka shkatërruar makinën e tij sportive në një aksident. Hetimet e para dhe dyshimet e policisë janë se kjo ka ndodhur gjatë një gare ilegale me makina. “Te hënën ne mbrëmje rreth orës 19.00 Avdiaj me Mercedesin e tij SL 63 AMG V8 Biturbo, 564 kuaj fuqi dhe që arrin një shpejtësi maksimale deri ne 300 kilometra ne orë, është ndjekur nga një makinë Lamborghini. Por gjatë një manovre frenimi makina e Avdiaj përplaset me Lamborghini-n. Demet janë te mëdha.” – shkruan “Bild”

Thuhet se në makinën e Donis Avdiaj si pasagjer ka qenë edhe i ati i tij, Demo. Sipas dëshmitarëve makinat kane qene duke ecur me nje shpejtësi prej më shume se 160 kilometra ne ore dhe ka qene një garë spontane dhe jo e organizuar qe më parë. Por policia gjermane po heton edhe për mundësinë e garave ilegale te organizuara. Drejtuesit e Schalke-s do te ishin te lumtur nëse talenti shqiptar do te ishte kaq i shpejtë dhe ne fushën e lojës. Donis Avdiaj qe ende nuk ka debutuar ne Bundesligë për skuadrën e Schalke konsiderohet si një nder talentet me te medhenj te moshës se tij, por qe ka shume probleme jashtë fushës. “Donis Avdiaj është shume i talentuar por shpesh here talenti nuk mjafton. Duhet punë dhe seriozitet qe te arrish majat e këtij sporti” - ka deklaruar menaxheri i Schalke, Horst Heldt. Donis Avdiaj javët e fundit është përjashtuar nga skuadra e pare e Schalke per arsye disiplinore. Pak ditë më parë ai pranoi të luajë për kombëtaren shqiptare.

Të këshilluara

Ronaldo bën edhe humor (video)

Cristiano Ronaldos i është kthyer edh humori. Ylli portugez duket se ka marrë edhe rolin e shakaxhiut tek skuadra madrilene. Këtë trego...

17:57

Maradona rreh të dashurën (video)

Diego Armando Maradona zë edhe njëherë faqet e para të gazetave. Sigurisht jo për futboll, pasi kjo ka shumë kohë që nuk...

17:15

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI